Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Tolerimi me njerëzit

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: Aun-ul-Ahad es-Samed Sherh el-Adab el-Mufrad (1/269)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Bukhari (rahimehullah) ka thënë:

243 – Abdullah bin Abdil-Uehab na tregoi: Khalid bin el-Harith na tregoi: Shubeh na tregoi, nga Hisham bin Zejdi, nga Enesi i cili tha:

“Një grua jehude erdhi tek profeti ﷺ dhe ia shërbeu atij një qengj të helmuar. Ai hëngri prej tij dhe pastaj ia sollën atë. I thanë atij: “A nuk do ta mbytësh?” Ai tha: “Jo.”

Enesi tha: “Që nga ajo ditë, vazhdova të shoh efektin e helmit në qiellzën e të dërguarit të Allahut.” 1

Shpjegimi

Hadith inkurajon durim me njerëzit edhe pse ata janë armiq. Tolerimi i sjell dobi Islamit dhe muslimanëve dhe keqbërësit. Edhe pse profeti ﷺ kishte pushtet nuk e mbyti gruan jehude që u përpoq që ta helmojë atë me qengjin e helmuar nga i cili hëngër. Ai la të qetë atë, sepse ai ﷺ ishte profeti i mëshirës. Vetëm pasi që dëgjoi se ata që gjithashtu kishin ngrënë mish kishin vdekur, ai e ekzekutoi atë. Ai ﷺ nuk urdhëroi që ajo të ekzekutohet për shkak se e kishte helmuar atë. Jehudët janë armiqtë e Allahut. Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

لَتَجِدَنَّ أَشَدَّ النَّاسِ عَدَاوَةً لِّلَّذِينَ آمَنُواْ الْيَهُودَ وَالَّذِينَ أَشْرَكُواْ

”Vërtetë do të shohësh se armiqtë më të mëdhenj të besimtarëve (muslimanëve) janë jehudët dhe idhujtarët.”2

Këto dy grupe kufarësh janë armiqtë më të betuar të Islamit, muslimanëve dhe profetit të Islamit ﷺ.


1 Sahih Bukhari nr 2617.

2 5:82

Shpërndaje: