Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Trajtoji ethet me ujë të ftohtë

Imam Shems-ud-Din bin Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: et-Tibb en-Nebeui, fq. 26-28

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com 

Është transmetuar në el-Bukhari dhe në “Sahihun” e Muslimit nga Nafi, nga Ibn Umeri se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Ethet janë nga zjarri i xhehnemit. Prandaj ftohni ato me ujë.”1

Fjalët e profetit, “Ethet janë nga zjarri i xhehnemit…” kanë për qëllim flakën e tij të ashpër dhe përhapjen e saj. Kjo është e ngjashme me hadithin:

“Vapa e madhe është nga zjarri i xhehnemit.”

Kjo mund ti ketë dy shpjegime:

1 – Ky është një shembull i marrë nga xhehnemi në mënyrë që robërit të kenë mundësinë për ta njohur atë dhe të marrin mësim për xhehenemin. Allahu (subhanehu ue te ala) ka caktuar shfaqjen e xhehenemit me anë të disa shkaqeve që nënkupton ai. Në mënyrë të ngjashme sikurse që shpirti, gëzimi, lumturia dhe kënaqësia të cilat janë kënaqësi të xhenetit, të cilat Allahu i ka shfaqur në këtë jetë për të marrë mësim për xhenetin me anë të shkaqeve që kërkon ai.

2 – Shpjegimi i dytë është thotë se është për qëllim krahasimi i temperaturës së lartë të trupit (etheve) me flakën e xhehenemit. Gjithashtu, Allahu e krahasoi të nxehtit e lartë verës për t’ua tërhequr vëmendjen njerëzve për dënimin e ashpër të xhehenemit, i cili e godet atë që i afrohet.

Fjalët e tij, “ftoheni me ujë.” kuptohet në dy mënyra:

1 – Çdo ujë. Ky mendim është i saktë.

2 – Uji nga Zemzemi. Argument i tyre është hadithi i Bukhariut i cili transmetohet nga Ebu Xhumreh Nasr bin Imran edh-Dhuba’i i cili tha:

“E kisha zakon të ulem me Ibn Abbasin në Meke. Një ditë, u sëmura nga ethet. Atëherë ai më tha: “Ftohu me ujë Zemzemi. I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Ethet janë nga zjarri i xhehnemit. Prandaj ftohni ato me ujë ose me ujë Zemzemi.”2

Këtu transmetuesi dyshon. Edhe nëse ai do të konstatonte se është ujë Zemzemi, kështu që kjo do të përfshintë banorët e Mekës për shkak se uji është plotësisht në dispozicion aty. Njerëz e tjerë duhet të përdorin ujin e tyre.

Ata që thanë se hadithi është i përgjithshëm kanë mendime të ndara; a duhet të jepet ai ujë si sadakë ndaj njerëzve apo duhet të përdoret uji? Mendimi më i saktë është që të përdoret uji. Unë mendoj se ajo që i shtyu të tjerët që të thonë që të jepet ujë si sadakë, është se ata mendojnë se është e çuditshme për ti trajtuar ethet me ujë të ftohtë. Ata nuk e kuptojnë qëllimin përkundër faktit se fjalët e tij kanë një kuptim të mirë. Këtu qëllimi është që të shpërblehet sipas veprës që ka bërë, d.m.th sikurse ai ka shuar etjen e të eturit me ujë të ftohtë, atëherë ashtu edhe Allahu shuan flakën e etheve me të. Ky përfundim arrihet nga të kuptuarit e hadithit dhe nga qëllimi i tij. Për sa i përket kuptimit të tij, kështu që ai arrihet nëpërmjet praktikës. Në “es-Sunneh” të Ibn Maxhes është transmetuar nga Ebu Hurejra se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Ethet janë nga zjarri i xhehnemit. Largoni ato me ujë të ftohtë.”3


1 Bukhari (10/146) dhe Muslimi (2209).

2 6/237.

3 3475.

Shpërndaje: