Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Burimi: Tefsir el-Kuran el-Adhim (3/121)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (subhanehu ue te ala) ka thënë:
وَإِذْ قُلْنَا لِلْمَلَائِكَةِ اسْجُدُوا لِآدَمَ فَسَجَدُوا إِلَّا إِبْلِيسَ كَانَ مِنَ الْجِنِّ فَفَسَقَ عَنْ أَمْرِ رَبِّهِ أَفَتَتَّخِذُونَهُ وَذُرِّيَّتَهُ أَوْلِيَاء مِن دُونِي وَهُمْ لَكُمْ عَدُوٌّ بِئْسَ لِلظَّالِمِينَ بَدَلًا
“Kujto kur Ne u thamë melekëve: Bini në sexhde Ademit. Kështu ata të gjithë u lëshuan me fytyrë përtokë përveç Iblisit. Ai ishte një prej xhinëve dhe nuk iu bind urdhrit të Zotit të tij. A do ta zgjidhni ju atëherë më mirë atë dhe pasardhësit e tij mbrojtës e ndihmues se sa Mua, ndërkohë që ata janë armiq të hapur për ju? Sa i poshtër është këmbimi për dhalimunët (keqbërësit, mosbesimtarët).” 18:50
Seid bin Xhubejri tha në lidhje me shejtanin:
“Ai i përkiste atyre që punonin në xhenet.”
Ngjashëm është transmetuar nga shumë nga Selefët. Shumica, megjithatë, janë marrë nga tregimet izraelite të cilat transmetohen vetëm për shqyrtim. Allahu e di më mirë se në çfarë gjendje janë shumica e transmetimeve të tilla. Disa janë gënjeshtra të qarta sepse ato shkojnë kundër së vërtetës që kemi në duart tona. Kurani është aq i mjaftueshëm saqë ne nuk kemi nevojë për librat e mëparshme të cilat vështirë se janë kursyer nga ndryshimet, nga shtojcat apo mangësimet. Në to ka shumë gjëra të shtuara. Atyre u mungojnë njerëz hafiza dhe të përpiktë të transmetimeve, të cilët mohojnë shtrembërimin e ekstremistëve dhe devijimin e gënjeshtarëve.
Ata janë tërësisht e kundërta e umetit tonë, i cili umet ka imamë, dijetarë, zotërinj, të devotshëm dhe njerëzit të mëdhenj të cilët janë kritikues të mirë dhe hafizë të shkëlqyer. Ata shkruan hadithet, i analizuan ato, sidomos ato autentike nga të mirat, të mirat nga të dobëtat, të dobëtat nga të shpikurat, i braktisën të shpikurat. Ata e dinin se kush janë shpikësit, gënjeshtarët, të panjohurit dhe llojet e tjera të transmetuesve. E gjithë kjo për të mbrojtur shenjtërinë dhe pozitën e profetit Muhammed ﷺ në mënyrë që askush të mos mundet që të gënjej për të ose i ti përshkruaj atij fjalë. Allahu qoftë i kënaqur me ta, dhe i bëftë të jenë të lumtur me Të dhe ti fus në xhenet!