Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Tek ne në Maroko, në autobus ka përzierje në mes të meshkujve dhe femrave, e që ata mund të ulen në afërsi të njëri-tjetrit në ulëse, ose shtyhen kur të zbresin nga autobusi. A lejohet udhëtimi në autobus të tillë apo jo?”
Përgjigje: ”Nëse myslimani, dhe në veçanti studenti, mund të gjejë një tjetër mjet transporti, është më mirë. Njeriu është shumë i dobët kur i sheh femrat. Nëse nuk ka mjete të tjera të transportit dhe ai është i detyruar për të hipur në të, s’ka të keqe në këtë edhe nëse në të ka femra. Megjithatë, ai është i detyruar të ulë shikimin, t’i shmanget uljes afër ndonjë femre dhe të këshillojë kur ka mundësi.”