Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Tre gjëra të rëndësishme në lidhje me dallimin midis dy gjinive

Alameh Bekr bin Abdullah Ebu Zejd 

Burimi: Hiraset-ul-Fadileh, fq. 20-21

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Tre gjëra duhet pasur parasysh në lidhje me dallimin gjinor:

Së pari: Të besosh dhe t’i dorëzohesh dallimeve materiale, shpirtërore dhe fetare që ekzistojnë mes burrit dhe gruas. Secili duhet të jetë i kënaqur me atë që Allahu ka vendosur për të. Është e detyrueshme që të besojmë se këto dallime janë të drejta dhe se ato janë bazë e rregullit të shoqërisë njerëzore.

Së dyti: Nuk është e lejuar për burrin dhe gruan myslimanë të lakmojë karakteristikat e veçanta të tjetrës gjini. Ngase kjo pasqyron mospëlqim ndaj vendimit të Allahut! Që do të thotë se ti nuk je i kënaqur me rregullat dhe ligjet e Allahut. Robi duhet ta lus Allahun që t’i japë nga dhuntitë e Tij.

Kjo etikë fetare shfaros xhelozinë, pastron shpirtin e besimtarit, dhe bën që besimtari të kënaqet me vendimin dhe caktimin e Allahut. Prandaj, Allahu i Lartësuar ka thënë ku Ai ndaloi atë:

وَلاَ تَتَمَنَّوْاْ مَا فَضَّلَ اللّهُ بِهِ بَعْضَكُمْ عَلَى بَعْضٍ لِّلرِّجَالِ نَصِيبٌ مِّمَّا اكْتَسَبُواْ وَلِلنِّسَاء نَصِيبٌ مِّمَّا اكْتَسَبْنَ وَاسْأَلُواْ اللّهَ مِن فَضْلِهِ إِنَّ اللّهَ كَانَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمًا

“Mos lakmoni në atë, që Allahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo që fituan ato. Vetëm Allahut kërkoni nga të mirat e Tij. Allahu është i Dijshëm për çdo send.” 4:32

Arsyeja e zbritjes së këtij ajeti ishte ashtu siç ka thënë Muxhahidi:

“Ummu Selemeh ka thënë: “O i dërguari i Allahut! A të dalin burrat në betejë ndërsa gratë jo? A do na jepet neve vetëm gjysma e pasurisë?” 

Pastaj u shpall ajeti:

وَلاَ تَتَمَنَّوْاْ مَا فَضَّلَ اللّهُ

“Mos lakmoni në atë, që Allahu gradoi…” 4:32

Kjo është transmetuar në et-Tabari, nga Imam Ahmedi, el-Hakim dhe të tjerë.

Së treti: Në qoftë se ndalimi ka të bëj vetëm dëshirën për të qenë sikurse gjinia tjetër, si është të mohuarit e dallimeve që kanë të bëjnë me praktikën e fesë tek burrat dhe gratë, dëshira që ato dallime të anulohen, kërkimi i barazisë dhe thirrja në emër të barazisë gjinore?! Nuk ka dyshim se kjo është një teori e kufrit pasi që kjo bie në kundërshtim me dëshirën e Allahut universale në lidhje me dallimet në mes burrit dhe gruas. Dhe kjo paraqet refuzim ndaj islamit i cili i ka bërë dallime midis gjinive në disa prej gjykime.

Shpërndaje: