Alameh Muhamed Abdurr-Rra’ûf El-Munaui (v. 1031)
Et-Tejsir bi Sharh-il-Xhami Es-Saghir (1/491)
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
Profeti ﷺ ka thënë:
“Ekzistojnë tre lloje xhinësh. Një lloj kanë krahë me të cilët fluturojnë në ajër. Një lloj janë prej gjarpërijnve dhe qenve. Një lloj vendosen dhe udhëtojnë.”1
Transmeton Tabarani, El-Hakim dhe Bejhaki në El-Esma ues-Sifat nga Ebu Tha’lebeh El-Khushani, ky zinxhir i transmetimit është autentik.
Thënia “një lloj janë gjarpërinj dhe qen” do të thotë se ata marrin formën e tyre. Një tjetër “lloj vendosen dhe udhëtojnë” do të thotë se vendosen diku dhe më pas largohen, ky lloj banojnë nëpër shtëpi dhe sipas sheriatit është e ndaluar që të vriten.
1 Autentik sipas imam Albanit në Sahih-ul-Xhami (3114).