Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 100-101
Përktheu: Valdet Gashi
Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehabi (rahimehullah) ka thënë:
3 – Ebu Musa tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Tre njerëz nuk do të hyjnë në xhenet; alkoolisti, ai që shkëput lidhjet familjare, dhe ai që beson në magji.”1
Transmetuar nga Ahmedi dhe Ibn Hibani në “es-Sahih”.
Shpjegimi
Sa për alkoolistin, ky është një kërcënim i drejtuar kundër tij për shkak se kjo është një nga mëkatet më të mëdha. Alkoolisti (gjykimi i tij në ahiret) hyn nën vullnetin e Allahut nëse ai nuk pendohet. Por, nëse ai beson se lejohet për të pirë alkool, ky është mosbesim. Edhe shkëputja e lidhjeve familjare i përket mëkateve të mëdha.
Lidhur me personin i cili beson në magji, d.m.th. nëse ai beson se magjia është e vërteta dhe se ajo ndryshon gjërat dhe se magjistari është në të saktën apo se ai e di gajbin, ai është kafir. Por nëse ai beson në magjinë, në kuptimin se ajo ekziston dhe ndikon, dhe se ajo është e ndaluar dhe është mëkat, atëherë kjo është në rregull, sepse Allahu ka thënë se ajo ekziston:
وَيَتَعَلَّمُونَ مَا يَضُرُّهُمْ وَلاَ يَنفَعُهُمْ
”E megjithatë, njerëzit mësojnë ato gjëra që i dëmtojnë e nuk u bëjnë dobi.” 2:102