Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Burimi: Tefsir el-Kur’an el-Adhim (2/328-329)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (Tebareke ue Te ala) ka thënë:
يَا مُوسَى إِنِّي اصْطَفَيْتُكَ عَلَى النَّاسِ بِرِسَالاَتِي وَبِكَلاَمِي فَخُذْ مَا آتَيْتُكَ وَكُن مِّنَ الشَّاكِرِينَ
Ai (Allahu) tha: “O Musa, Unë të gradova ty mbi njerëzit me shpalljen Time dhe me të folurit tim. Merre atë që ta dhash dhe bëhu mirënjohës.” 1
Allahu (Te ala) përmend se si foli me Musain se Ai e zgjodhi atë nga të gjithë njerëzit të kohës së tij me mesazhin e Tij dhe të folurit e Tij.
Nuk ka dyshim se Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) është zotëria i të gjithë njerëzve. Prandaj Allahut (Te ala) e zgjodhi atë të jetë profeti i fundit dhe i dërguari i fundit, libri i të cilit është i vlefshëm deri në Ditën e Gjykimit dhe pasuesit e të cilit i tejkalojnë pasuesit e gjithë profetëve të tjerë.
Pas tij vien Ibrahimi (alejhis-selam) në aspektin e nderit dhe virtytit. Pas tij vien Musa bin Imran (alejhis-selam) me të cilin ka folur i Gjithëmëshirshmi.
1 Al-A’raf 7:144