Alameh Muhammed Aman bin Ali el-Xhami
Burimi: “Es-sifat el-Ilahijeh” (f. 57 e më pas kapitulli i pestë).’
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Kur përdorim shprehjen ‘Selefët’ e kemi për qëllim kuptimin e kësaj shprehej në aspektin terminologjik që d.m.th.: Shokët e të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem të cilët kanë jetuar në kohën e tij duke mësuar këtë fe nga ai drejtpërsëdrejti në mënyrën më të pastër e të freskët si në baza ashtu edhe në aspektet tjera.
Kjo terminologji përfshinë edhe: Tabi’inët, të cilët kanë trashëguar dijen e tyre pa kaluar kohë e gjatë. Edhe ata i përfshin dëshmia dhe lëvdata e profetit salAllahu alejhi ue selem në hadithin ‘njerëzit më të mirë’ ku thotë:
خير الناس قرني ثم الذين يلونهم ثم الذين يلونهم
“Njerëzit më të mirë janë brezi im, pastaj brezi që vjen pas tyre, pastaj brezi që vjen pas tyre.”
Termi në fjalë përfshinë edhe tabi’it-tabi’inët. Ky term u shfaq dhe u bë i njohur më së shumti në kohën kur u shfaqën konfliktet dhe kundërshtimet në bazat e fesë nga grupimet që mbështetnin idetë e tyre tek mendja. Të gjithë ato grupime pretendonin se ishin pasues të Selefëve dhe për këtë shkak u fut në përdorim termi es-Selefus-Salih (të parët tanë të mirë)!
Për shkak të kësaj gjendjeje, ishte e patjetërsueshme që të shfaqen parime dhe rregulla të qarta, të prera dhe të qëndrueshme që ta drejtojnë Selefiun, në mënyrë që të mos krijohen mjegullina për të gjithë ata që dëshirojnë të kapen për udhëzimin e tyre dhe të pasojnë drejtimin që ata kishin. Andaj, këto rregulla mund të përmblidhen në pikat e mëposhtme:
Rregulli i parë: Dhënia përparësi argumentit (Kuranit dhe Sunnetit) përpara mendjes. Mirëpo, dhënia përparësi argumentit përpara mendjes, nuk nënkupton se Selefët e mohojnë mbështetjen në mendje, përdorimin e saj për të arritur deri tek e vërteta, të menduarit në krijimtarinë e qiejve e të tokës dhe të menduarit për madhështinë e këtij universi etj.! Jo, në asnjë mënyrë!!
Porse, Selefët nuk e përdorin mendjen në atë mënyrë siç e kanë përdorur dijetarët që i kanë dhënë përparësi mendjes, duke argumentuar vetëm me mendjet e tyre kundrejt argumenteve hyjnore. Përkundrazi, metodologjia e Selefëve thërret në atë se nuk ekziston kundërthënie ndërmjet dy argumenteve të caktuara, duke e mohuar kategorikisht këtë kundërthënie të krijuar dijetarët që janë ndikuar nga filozofia greke!
Nga kjo gjë, nënkuptojmë se: Selefët i japin përparësi argumenteve të Kuranit dhe Sunnetit përpara argumenteve të mbështetura në mendje. Duke pasur bindjen se Allahu dërgoi të Dërguar dhe u zbriti atyre libra dhe i obligoi ata për të sqaruar atë që ka nevojë të sqarohet. Prandaj, mësimet që gjenden në këto libra dhe sqarimet e dhëna nga të Dërguarit, na mjaftojnë për çdo gjë. Ndërsa, mësimet tjera nuk e kanë një tretman të tillë. Kjo pikë, është e fshehta dhe kyçja e kësaj meseleje. Dhe kështu, nuk mbetet rrugë tjetër veçse të pasohen Selefët për shkak se ata janë më të ditur dhe mënyra e tyre e të kuptuarit është më e mençur dhe më e drejtë.
Rregulli i dytë: Të refuzuarit e te’vilit (përshtatja e argumenteve). Më pas Shejkhu cekë përdorimin e kësaj shprehjeje, e më pas vazhdon duke thënë:
Te’vili në terminologjinë e filozofëve nënkupton: ‘Të konsideruarit e mendjes bazë deri në atë masë saqë argumentet e Kur’anit dhe Sunnetit t’i përshtaten asaj. E nëse shfaqet ndonjë kundërshtim në mes të tyre (Kuranit e Sunnetit dhe mendjes) –sipas asaj që ata pretendojnë-, atëherë duhet që të përdoret te’vili në mënyrë që argumenti t’i përshtatet mendjes.
Ata nuk e dinë –apo bëhen sikurse nuk e dinë- se të argumentuarit me mendje të shëndoshë nuk e kundërshton argumentin e saktë të sheriatit. Jo vetëm kaq, por është e pamundur që të vijnë ato në kundërshtim, përveç nëse ndonjëri prej tyre nuk është i saktë, apo që të dyja nuk janë të sakta…
Selefët i konsiderojnë argumentet e sheriatit mbi çdo gjë qofshin aato argumente nga Kurani apo Sunneti, mjaftohen me to dhe nuk i refuzojnë ato me argumente mendore.
Rregulli i tretë: Mos bërja dallim ndërmjet Kuranit dhe Sunnetit. Selefët e konsiderojnë se Sunneti është sqarues i Librit të Allahut, shpjegues dhe interpretues i tij. Sunneti është interpretuesi më i mirë i Kuranit menjëherë pas Kuranit. Gjithashtu, në disa prej ajeteve Kur’anore që flasin në formën e përgjithshme duhet të ndalemi në të kuptuar, përveç atëherë kur sqarimi vjen nëpërmjet Sunnetit.
Selefët, janë angazhuar shumë në lidhje me Kuranin, me leximin e tij dhe nxënien përmendësh, janë thelluar në interpretimin dhe të kuptuarit e tij ashtu siç duhet, duke i zbatuar gjykimet e tij dhe duke nxjerrë nga ai rregulla dhe argumente mendore dhe duke e faktuar botën në vete të saj.
Nga ajo që thamë më lartë, nënkuptojmë se: Të kuptuarit e ‘Selefizmit’ është bërë terminologji e njohur që ka përqëllim: “Metodologjinë e brezit të parë dhe të gjithë atyre që shëmbëllejnë me ta në nxënien e dijes, mënyrën e të kuptuarit të saj dhe mënyrën e thirrjes-davetit në të.” Pra, nuk konsiderohet specifik për një periudhë të caktuar historike a kohore.
Përkundrazi, (Selefizmi) duhet të kuptohet si diçka që vazhdon gjatë tërë jetës dhe është domosdoshmëri për ekzistimin e ‘Grupit të Shpëtuar’ dhe dijetarët e Hadithit dhe Sunnetit janë bartës të kësaj metodologjie. Ky grup, do të jetë gjithnjë deri në Ditën e Kiametit, e për argument kemi fjalën e të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem ku thotë:
لا تزال طائفة من أمتي منصورين على الحق لا يضرهم من خالفهم ولا من خذلهم
“Do te vazhdojë të qëndrojë një grup prej umetit tim ngadhënjyes në të vërtetën. Nuk u bën dëm askush që i kundërshton apo që i braktis (nuk i ndihmon).” Buhariu dhe Muslimi.