Kështu që situatat në pasimin e imamit janë tre:
1-Rasti i parë: Ai të ngrihet nga rukuja para se imami të ngrihet nga rukuja dhe t’i kujtohet kjo gjë para se imami të ngrihet nga rukuja dhe në këtë rast çfarë duhet të bëjë ai? Ai duhet të kthehet në ruku por a duhet të qëndrojë në ruku aq kohë sa qëndroi gjatë kur u ngrit para imamit? Sipas fjalës së Ibn Mesudit ai duhet të veprojë kështu. Por sipas fjalës më të saktë, ai nuk duhet të veprojë kështu (duhet vetëm të kthehet në ruku dhe të pasojë imamin).
2- Rasti i dytë: Bie në ruku me imamin por ngrihet nga rukuja para se imami të ngrihet nga rukuja dhe nuk i kujtohet gjë vetëm se kur imami të jetë ngritur nga rukuja. Në këtë rast ne themi mos u kthe prapë në ruku sepse nëse vepron kështu e kundërshton tamam pasimin e imamit ndërsa mund të kuptohet sipas analogjisë në fjalën e Ibn Mesudit se duhet të kthehet prapë në ruku të kompensojë pjesën që i iku, por sipas fjalës më të saktë, ai nuk duhet të kthehet në ruku.
3-Rasti i tretë: Nëse nuk bie në ruku me imamin d.m.th. imami bie në ruku, pastaj imami ngrihet nga rukuja ndërkohë që ai është neglizhent (dhe nuk e ka pasuar imamin në këto veprime), çfarë themi në këtë rast? Ne themi: ”Kthehu në rukunë e humbur dhe paso imamin.”