Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/15088
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Elhamdulilah ue salatu ue selamu ala men la nebije badeh
Allahu Subhanehu ue te Ala është Ai i cili ka krijuar njerëzit, prej tyre ka besimtar, mirënjohës dhe ka mohues dhe përbuzës. Thotë Allahu (tebareke ue teala):
(فَمِنْهُمْشَقِيٌّوَسَعِيدٌ* فَأَمَّاالَّذِينَشَقُوافَفِيالنَّارِلَهُمْفِيهَازَفِيرٌوَشَهِيقٌ*خَالِدِينَفِيهَامَادَامَتْالسَّمَوَاتُوَالأَرْضُإِلاَّمَاشَاءَرَبُّكَإِنَّرَبَّكَفَعَّالٌلِمَايُرِيدُ*وَأَمَّاالَّذِينَسُعِدُوافَفِيالْجَنَّةِخَالِدِينَفِيهَامَادَامَتْالسَّمَوَاتُوَالأَرْضُإِلاَّمَاشَاءَرَبُّكَعَطَاءًغَيْرَمَجْذُوذٍ).
”Disa prej tyre do të jenë të mjerë e disa fatlumë. Ata që do të jenë të mjerë, do të hyjnë në Zjarr,ku do t’i presin veç afshamat e vajtimet. Aty do të mbeten përherë, derisa të jenë qiejt dhe toka, përveç si të dojë Zoti yt. Me të vërtet Zoti yt kryen atë që do.” Hud: 106.
Por si çdo gjë, edhe mjerimi edhe lumturia i kanë shkaqet e veta që nvaren prej vetë robit, andaj shkak i mjerimit është kufri dhe gjynahet që njeriu i bënë, kurse shkak i lumturisë dhe kënaqësisë është devotshmëria, veprat e mira , adhurimi ndaj Allahut Te bareke ue te Ala.
Robër të Allahut, tre veçori kush i posedon e ka arritë kënaqësinë e dunjasë dhe të ahiretit:
E para: kur Allahu ia jep një begati është mirënjohës, falënderues
E dyta: kur Allahu e sprovon bën sabër
E treta: kur e bënë një mëkat, pendohet dhe kërkon falje prej Allahut
E para, kur Allahu e begaton me ndonjë dhunti ai është falënderues, dhe me atë nimet ai i afrohet Allahut, e falenderon Allahun me zemër dhe me gjymtyrë, e pranon se është prej Allahut, jo prej përpjekjeve dhe fuqisë së tij, sepse kushtet e falendërimit janë tre:
Pranimi me zemër
Shpreja me gjymtyrë
Afrimi drejt Allahut me atë begati
Në këtë mënyrë bëhet falënderimi ndaj mirësive të Allahut, pra jo vetëm me gjuhë, por me gjuhë, me zemër dhe me vepra. Thotë Allahu në Kuran:
(اعْمَلُواآلَدَاوُودَشُكْراًوَقَلِيلٌمِنْعِبَادِيالشَّكُورُ
”O familja e Davudit! Bëni falënderim (për Allahun ! Megjithatë pak nga robrit e Mi, janë falendërues.”
وَإِذْتَأَذَّنَرَبُّكُمْلَئِنْشَكَرْتُمْلأَزِيدَنَّكُمْوَلَئِنْكَفَرْتُمْإِنَّعَذَابِيلَشَدِيدٌ
”(Kujtoje ) kur Zoti juaj kumtoi: ”Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do tua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia; por, nëse ju mohoni mirësit e Mia, (atëherë dijeni se) dënimi Im është i rëndë.”
E dyta: kur Allahu e sprovon bënë sdurim,thotë Allahu në Kuran:
(وَنَبْلُوكُمْبِالشَّرِّوَالْخَيْرِفِتْنَةًوَإِلَيْنَاتُرْجَعُونَ)
”Ne ju vëmë në Fitneh (sprovë) me të keqe dhe me të mirë dhe te Ne do të ktheheni.”
Fitneh do të thotë sprovë, do t’ju vëjmë në sprovë me të këqija dhe të mira, dhe ai i cili kur sprovohet me të keqe bën durim, dhe kur sprovohet me të mirë falënderon, ai do të jetë i lumtur,kurse ai i cili kur Allahu ia jep një mirësi e mohon atë, nuk është mirënjohës, dhe kur Allahu e sprovon e humb durimin, hidhërohet me caktimin e Allahut, pikrishtë ky është mjerim.
Thotë Allahu në Kuran:
(وَلَنَبْلُوَنَّكُمْبِشَيْءٍمِنْالْخَوْفِوَالْجُوعِوَنَقْصٍمِنْالأَمْوَالِوَالأَنفُسِوَالثَّمَرَاتِوَبَشِّرْالصَّابِرِينَ*الَّذِينَإِذَاأَصَابَتْهُمْمُصِيبَةٌقَالُواإِنَّالِلَّهِوَإِنَّاإِلَيْهِرَاجِعُونَ*)
(أُوْلَئِكَعَلَيْهِمْصَلَوَاتٌمِنْرَبِّهِمْوَرَحْمَةٌوَأُوْلَئِكَهُمْالْمُهْتَدُونَ
”Sigurisht që Ne do t’ju sprovojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë,të njerzëve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoi të duruarit, të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: ”Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!”
”Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!”
Pra fitorja vjen pas durimit, gëzimi vjen pas hidhërimit, dhe pas vështërsisë vjen lehtësimi.
E treta: kur bënë një mëkat, pendohet dhe i kërkon falje Allahut. Profeti sal Allahu alejhi ue selem thotë:
”Çdo biri i ademit është gabimtarë, por më i miri është ai i cili pendohet.”
Njeriu është i ekspozuar ndaj mëkateve dhe nganjëher bie në to, por nëse ai vazhdon në mëkate, ai bie në mjerim, por nëse pendohet dhe i kthehet Allahut, Allahu ia shlyn mëkatet dhe e shpërblen me të mira, për istigfarin e tij. Thotë Allahu në Kuran:
(وَسَارِعُواإِلَىمَغْفِرَةٍمِنْرَبِّكُمْوَجَنَّةٍعَرْضُهَاالسَّمَوَاتُوَالأَرْضُأُعِدَّتْلِلْمُتَّقِينَ ,وَالَّذِينَإِذَافَعَلُوافَاحِشَةًأَوْظَلَمُواأَنْفُسَهُمْذَكَرُوااللَّهَفَاسْتَغْفَرُوالِذُنُوبِهِمْوَمَنْيَغْفِرُالذُّنُوبَإِلاَّاللَّهُوَلَمْيُصِرُّواعَلَىمَافَعَلُواوَهُمْيَعْلَمُونَ*أُوْلَئِكَجَزَاؤُهُمْمَغْفِرَةٌمِنْرَبِّهِمْوَجَنَّاتٌتَجْرِيمِنْتَحْتِهَاالأَنْهَارُخَالِدِينَفِيهَاوَنِعْمَأَجْرُالْعَامِلِينَ
”Nxitoni drejtë faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgaditur për të devotshmit. Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetës, e kujtojn Allahun, i kërkojn falje për gjynahet e tyre-e kush i falë gjynahet përveç Allahut? E nuk ngulmojnë me vetëdije në gabimet që kanë bërë, pra, për këta do të ketë si shpërblim falje madhështore (të gjynaheve ) nga ana e Zotit të tyre dhe kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të qëndrojnë përherë. Sa shpërblim i bukur është ky për ata që punojnë (vepra të bukura )!”
Thotë Profeti sal Allahu alejhi ue selem:
”Ai i cili pendohet prej mëkateve është sikurse ai i cili nuk ka mëkate.”
Besimtari në asnje formë nuk duhet ti humb shpresat nga mëshira dhe falja e Allahut, por gjithëherë duhet të pendohet sepse Allahu e pranon pendimin e tij përderisa pendimi i plotëson kushtet e që janë:
Braktisja e mëkatit, pra nuk mjafton që njeriu të kërkojë falje prej Allahut ndërsa ai vazhdoj të bëjë mëkat, sepse kjo nuk është pendim por më shumë është nënçmim, për këtë kushti i parë i pendimit është distancimi nga mëkati.
Pastaj vendosëshmëria që mos ti kthehet më ati mëkati, dhe nëse mëkati është mes tij dhe njerzëve kusht i pendimit është që t’ua kompenzoj dëmin që ua ka bërë njerzëve dhe tua kërkoj hallallin, këto janë kushtet e pendimit dhe nuk është pendimi vetëm kërkimi i faljes me gjuhë.
Gjithashtu nuk ka pendim në prag të vdekjes kur njeriut i vie shpirti në fyt, thotë Allahu në Kuran:
وَلَيْسَتْالتَّوْبَةُلِلَّذِينَيَعْمَلُونَالسَّيِّئَاتِحَتَّىإِذَاحَضَرَأَحَدَهُمْالْمَوْتُقَالَإِنِّيتُبْتُالآنَ
”Nuk pranohet pendimi i atyre që vazhdimisht bëjnë të këqija e kur u afrohet vdekja, atëherë thonë: ”Unë tani me të vërtetë po pendohem.”
Gjithashtu thotë Resulullahi sal Allahu alejhi ue selem:
إِنَّاللَّهَيَقْبَلُتَوْبَةَالْعَبْدِمَالَمْيُغَرْغِرْ”
”Me të vërtet Allahu e pranon pendimin e robit deri sa ti vije shpirti në fyt.”
Shumë prej njerzëve e neglizhojnë pendimin duke thënë se Allahu është Falës dhe Mëshirues, nuk ka dyshim se Allahu është Falës dhe Mëshirues, por për ata që pendohen dhe bëjnë vepra të mira. Thotë Allahu në Kuran:
(وَإِنِّيلَغَفَّارٌلِمَنْتَابَوَآمَنَوَعَمِلَصَالِحاًثُمَّاهْتَدَى)
”Vërtet, Unë jam Falës për atë që pendohet, beson e bën vepra të mira dhe pastaj qëndron në rrugë të drejtë.”
Andaj ai i cili e cilëson vetën me këto tre cilësi që: kur Allahu ia jep një dhunti është mirënjohës, falënderues, kur Allahu e sprovon bën durim, dhe kur e bënë një mëkat, pendohet dhe kërkon falje prej Allahut, do të jetë i lumtur në dunja dhe në Ahiret.