Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Tregtari përcakton fitimin e tij

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Fataua Rabigh (3), min: 00.10

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Nuk ka argument në fe që tregon se sa i lejohet të fitojë një tregtar në një biznes. Prandaj çdo tregtar mund të përcaktojë fitimin e tij përderisa ai nuk i privon njerëzit në nevojë nga të drejtat e tyre dhe i shfrytëzon ata. Sapo thashë se as shtetit nuk i lejohet që të vë një çmim, përveç përjashtimeve të veçanta. Nëse vendi për shembull sheh tregtarët shfrytëzojnë rritjen e çmimeve, atyre u lejohet që të ndërhyjnë dhe të përcaktojë një çmim të drejtë. Përndryshe askujt nuk i lejohet që të përcaktojë çmimin e tregut. As nuk ka ndonjë kufizim se sa i madh mund të jetë fitimi.

Shpërndaje: