“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Tregu në të cilin hyjmë ne të gjithë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/k-02-09-1435-01.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ky muaj i bekuar përbëhet nga shumë mirësi dhe dhurata të mëdha. Allahu e ka dalluar atë në mënyrë specifike në mesin e të gjithë muajve të tjerë dhe e ka veçuar me vlera të panumërta. Ky muaj është pa dyshim një nga tregjet e jetës së ardhshme. Në të gjenden mallrat e xhenetit. Të gjithë njerëzit hyjnë në këtë treg. Të gjithë njerëzit e përjetojnë këtë muaj. Ai është një treg. Ata hyjnë në të me dëshirë ose me pa dëshirë. Megjithatë, janë vetëm disa të cilët lidhin zemrat e tyre me jetën tjetër. Ata shfrytëzojnë rastin dhe përfitojnë nga momentet e saj dhe pastaj ata bëjnë vepra të mira dhe u shmangen mëkateve. Ata përgatiten për takimin me Allahun (subhanehu ue te ala) që do të ndodh së shpejti:

وَما الْحَيَاةُ الدُّنْيَا إِلاَّ مَتَاعُ الْغُرُورِ

“Ndërsa jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese.” 3:183

Ajo është e pakët.

Është ky person që është i suksesshëm. Ai ka shfrytëzuar këtë muaj dhe vlerat e tij. Jeta e tij është e mirë për të.

Ka njerëz që hyjnë në këtë muaj dhe në tregun madhështorë pa asnjë përfitim. Ata dalin nga ai sikurse hynë në të, – pa asnjë përfitim. Kjo është padyshim një privim. Njeriu vendosë vetë nëse ai dëshiron të jetë në mesin e atyre që përpiqen pas jetës tjetër dhe shfrytëzon periudhat e kësaj jete siç është ky muaj dhe të tjerët ose në qoftë se ai do të jetë në mesin e atyre që synojnë pas kësaj jete pa e lidhur zemrën e tyre me jetën tjetër. Ai kujdeset vetëm për këtë jetë. Ai e mbledh atë dhe e ruan atë. Ai shpenzon një pjesë të madhe të përpjekjeve për ta arritur atë. Në fund ia le atë të tjerëve dhe shkoni duarbosh prej saj. Kjo është humbja e qartë.

Shpërndaje: