Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Tri çështjet që duhet t’i dinë të gjithë njerëzit dhe të punojnë me to

Imam Muhammed bin Abdil-Vehab (v. 1206)

Burimi: “50 pyetje dhe përgjigje në çështje të Besimit”, fq. 10

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Cilat janë tri çështjet që duhet t’i dinë të gjithë njerëzit dhe të punojnë me to?”

Përgjigje: “E para është ajo se duhet ditur se Allahu na ka krijuar, na ka furnizuar dhe nuk na ka lënë kot (pa udhëzim), por na ka dërguar Profet. Ai i cili i bindet atij, hynë në Xhenet dhe ai që nuk i bindet atij, veçse ka devijuar dhe do të hyjë në Xhehenem.

E dyta është ajo se duhet ditur se Allahu nuk dëshiron që t’i bëhet atij shirk në adhurim dhe në asgjë tjetër. Allahu nuk dëshiron që t’i bëhet shirk as me ndonjë engjëll, i cili është një i afërt tek Ai e as me Profetët, të cilët Ai edhe i ka dërguar.

E treta është se duhet ditur se kushdo që i bindet të dërguarit dhe e adhuron vetëm Allahun, nuk duhet të lidhë besë me ata që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, edhe nëse ata janë më të afërmit e tij.

Shpërndaje: