Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Fataua el-Kejimeh lil-Usrah el-Muslimah, fq. 118-119
Kompilimi: Sad Abdul-Ghaffar Ali
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një burrë është i martuar me një grua me të cilën ai nuk kryen marrëdhënie seksuale në mënyrë që ta ndëshkojë atë. Sa kohë duhet ai të bëjë këtë, duke pasur parasysh se kjo nuk ndikon në gruan?
Përgjigje: Allahu (subhanehu ue te ala) ka cekur tre faza në librin e Tij të fuqishëm. Ai tha:
“Sa i përket grave që ju i druheni mosbindjes dhe sjelljes së keqe nga ana e tyre, këshillojini, (e nëse kjo s’bën dobi) mos i pranoni në shtrat dhe (në fund) i rrihni ato (lehtas). Por nëse ato ju binden, atëherë mos i ndëshkoni më.” En-Nisa, 4:34
Gjëja e parë që burri duhet të bëj kur sheh prova të keqdashjes tek gruaja është:
”Sa i përket grave që ju i druheni mosbindjes dhe sjelljes së keqe nga ana e tyre, këshillojini.”
Faza e dytë është:
”(e nëse kjo s’bën dobi) mos i pranoni në shtrat.”
Faza e tretë është:
”dhe (në fund) i rrihni ato (lehtas).”
Nëse shmangja prej saj nuk sjell dobi, i lejohet atij që ta rrahë atë lehtas. Megjithëkëtë, goditja nuk duhet të jetë e dhimbshme apo e mundimshme. Qëllimi është qortimi. Përveç kësaj, ai duhet ta rrahë atë vetëm në rastin më të keq.
I dërguari ﷺ e qortoi burrin i cili e fishkëllen gruan e tij si një skllave dhe pastaj kryen marrëdhënie seksuale me të. Kjo nuk është diçka që përputhet natyrshmërinë e njeriut. Si të kërkojë një grua afërsi tek një burrë i cili e rrah dhe pastaj kryen marrëdhënie seksuale me të? Shpirti dhe natyrshmëria e njeriut qëndron larg nga kjo.
Prandaj, gruaja duhet të rrahet vetëm në rastet më të këqija dhe më të nevojshme. Ose përmirësohet gjendja pas rrahjes, ose ata duhet të zgjedhin nga një gjyqtar nga familjet e tyre të cilët duhet të përmirësojë gjendjen e tyre. Këta dy gjyqtarët duhet ta kenë frikë Allahun dhe të gjykojnë me drejtësi dhe ta kenë për qëllim përmirësimin. Allahu (te ala) ka thënë:
”Në qoftë se ata dëshirojnë paqësim.” En-Nisa, 4:35
Kjo do të thotë, bashkëshortët apo gjyqtarët:
”Allahu sjell marrëveshje midis tyre.” En-Nisa, 4:35