Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Fataua el-Kejimeh lil-Usrah el-Muslimah, fq. 118-119
Kompilimi: Sad Abdul-Ghaffar Ali
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një burrë është i martuar me një grua me të cilën ai nuk kryen marrëdhënie seksuale në mënyrë që ta ndëshkojë atë. Sa kohë duhet ai të bëjë këtë, duke pasur parasysh se kjo nuk ndikon në gruan?
Përgjigje: Allahu (subhanehu ue te ala) ka cekur tri faza në Librin e Tij të fuqishëm. Ai tha:
وَاللاَّتِي تَخَافُونَ نُشُوزَهُنَّ فَعِظُوهُنَّ وَاهْجُرُوهُنَّ فِي الْمَضَاجِعِ وَاضْرِبُوهُنَّ فَإِنْ أَطَعْنَكُمْ فَلاَ تَبْغُواْ عَلَيْهِنَّ سَبِيلاً
“Sa për ato gra për të cilat ju shihni sjellje të dobët, në fillim i qortoni, (pastaj) mos pranoni të flini me to, (dhe më në fund) i rrihni ato (lehtë), e nëse ato kthehen përsëri te bindja, atëherë atëherë mos u sillni keq ndaj tyre.” 1
Gjëja e parë që burri duhet të bëj kur sheh prova të keqdashjes tek gruaja është:
وَاللاَّتِي تَخَافُونَ نُشُوزَهُنَّ فَعِظُوهُنَّ
”Sa për ato gra për të cilat ju shihni sjellje të dobët, në fillim i qortoni.”
Faza e dyte është:
وَاهْجُرُوهُنَّ فِي الْمَضَاجِعِ
”(pastaj) mos pranoni të flini me to.”
Faza e tretë është:
وَاضْرِبُوهُنَّ
”(dhe më në fund) i rrihni ato (lehtë).”
Nëse shmangja prej saj nuk sjell dobi, i lejohet atij që ta rrahë atë lehtas. Megjithëkëtë, goditja nuk duhet të jetë e dhimbshme apo e mundimshme. Qëllimi është qortimi. Përveç kësaj, ai duhet ta rrahë atë vetëm në rastin më të keq.
I dërguari ﷺ e qortoi burrin i cili e fishkëllen gruan e tij si një skllave dhe pastaj kryen marrëdhënie seksuale me të. Kjo nuk është diçka që përputhet natyrshmërinë e njeriut. Si të kërkojë një grua afërsi tek një burrë i cili e rrah dhe pastaj kryen marrëdhënie seksuale me të? Shpirti dhe natyrshmëria e njeriut qëndron larg nga kjo.
Prandaj, gruaja duhet të rrahet vetëm në rastet më të këqija dhe më të nevojshme. Ose përmirësohet gjendja pas rrahjes, ose ata duhet të zgjedhin nga një gjyqtar nga familjet e tyre të cilët duhet të përmirësojë gjendjen e tyre. Këta dy gjyqtarët duhet ta kenë frikë Allahun dhe të gjykojnë me drejtësi dhe ta kenë për qëllim përmirësimin. Allahu (te ala) ka thënë:
إِن يُرِيدَا إِصْلاَحًا
”Në qoftë se ata të dy dëshirojnë pajtimin.” 2
Kjo do të thotë, bashkëshortët apo gjyqtarët:
يُوَفِّقِ اللّهُ بَيْنَهُمَا
”Allahu do të bëjë të mundur pajtimin e tyre.” 3
1 4:34.
2 4:35.
3 4:35.