Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Tri llojet e durimit në agjërim

Imam Zejn-ud-Din bin Rexheb el-Hanbeli (v. 795)

Burimi: Lata’iful-Me’arif, fq. 298

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ekzistojnë tri lloje të durimit:

1 – Durimi në ibadet ndaj Allahut.

2 – Durimi për t’iu shmangur ndalesave të Allahut.

3 – Durimi në caktimet e dhimbshme të Allahut.

Të tre llojet bashkohen në agjërimin. Në agjërim është durimi në ibadet ndaj Allahut, durimi për të qëndruar larg epsheve që Allahu ia ka ndaluar agjëruesit dhe durimi në dhimbjen e urisë, etjes dhe dobësisë së trupit. Kjo dhimbje që është rezultat i ibadeteve për të cilat shpërblehet agjëruesi. Në mënyrë të ngjashme, Allahu ka thënë në lidhje me ata që luftojnë në rrugën e Tij:

“Kjo ngaqë ata nuk vuajnë nga etja, nga lodhja apo nga uria në çështjen e Allahut, as nuk ndërmarrin ndonjë hap për të shtuar dhimbjet e plagët e armikut, por veçse (gjithçka) u shkruhet atyre nga kjo (në mirësi e nderim të tyre) vepër drejtësie. Vërtet Allahu nuk e kursen shpërblimin për mirëpunuesit (në rrugën e Allahut).” 9:120

Ibn Khuzejmeh transmetoi në Sahihun e tij nga Selmani i cili tregoi se profeti ka thënë në lidhje me përsosmërinë e Ramazanit:

“Ai është muaji i durimit dhe durimi shpërblehet me xhenet.”

Shpërndaje: