Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Tridhjetë gënjeshtarë të cilët pretendojnë se janë profetë

Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Vehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 81-85

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Profeti   tha:

”Do të shfaqen tridhjetë gënjeshtarë në umetin tim dhe të gjithë do të pretendojnë se ata janë profetë.”

Kjo gjithashtu i përket shenjave të profecisë. Kjo ka ndodhur gjithashtu. Për shembull, tha Musejlemeh se ai ishte profet dhe u vra nga sahabët. Kështu bëri edhe el-Asuad el-Ansi i cili u vra në kohën e profetit . Edhe Saxhah et-Temimijeh e bëri këtë por u pendua më pas. Tulejkheh el-Asdi bëri të njëjtën gjë dhe u pendua. I fundit prej tyre është Dexhalli që do të theksoj veten si profet dhe më në fund si vetë Zoti. Këta njerëz të përmendur janë ata që kanë fuqi, pushtet dhe dyshime. Përndryshe ka shumë që thonë se janë profetë. Megjithatë, disa e thonë këtë për shkak se ata janë të çmendur, të trullosur, dhe gjëra tjera.

Shpërndaje: