“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

U fal ulur pa arsye

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një grua e ka falur namazin farz ulur edhe pse ka qenë e aftë të falej në këmbë. Ajo është paralajmëruar se ky veprim e prish namazin por nuk e dinte gjykimin për këtë dhe për këtë arsye nuk e ka përsëritur. Çfarë është e detyruar të bëjë tani?

Përgjigje: Ajo është e detyruar ta përsërisë namazin pasi t’i jetë qartësuar rregulli fetar, dhe se ajo ka gabuar duke braktisur një shtyllë prej shtyllave të namazit. Pra ajo obligohet që ta përsërisë namazin, po.

Shpërndaje: