Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Udhëheqësit e Tekfircave jetojnë në rehati

Alameh Abdus-Selam bin Salim es-Suhejmi 

Burimi: Fikrut-Tekfir, fq. 11-13

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

… Nuk po e teprojë aspak kur them se, ideologjia e tekfirit është arsyeja kryesore pas të gjitha fatkeqësive dhe katastrofave që po i përjeton umeti islam në kohët e sotme. Ideologjia e tillë ka sjellë shpërthime të ndryshme nëpër botë, shpërthime të makinave bombë, vrasjet e padrejta dhe masakrimeve posaçërisht mbi namazlitë dhe madje edhe mbi dijetarët e imamët.

Problemi është se, ka njerëz të tillë që pretendojnë se janë pasues të Sunnetit, ndërsa në anën tjetër janë ndikuar nga kjo ideologji. Madje kanë filluar që të shkruajnë për këtë temë, të thërrasin në këtë ideologji dhe ta fajësojnë çdo njërin që nuk e pranon këtë gjë me Irxha’, sekularizëm apo me ndonjë etiketim tjetër etj.

Nuk ka dyshim se kjo që ne shohim në ditët e sotme, daljen e grupeve të ndryshme që bëjnë kryengritje, realisht nuk po luftojnë ndaj një vendi armik të islamit siç janë jehuditë[1]!

Në të vërtetë, tërë jeta e tyre kalon në përhapjen e sprovave në vendet e ndryshme islame e gjetiu. Ata vrasin myslimanët ndërsa armikun e tyre të vërtetë e lënë të lirë e të jetoj në paqe. Shpeshherë, i dëgjon duke i mallkuar jobesimtarët, por vështirë se ndjehen rehat të jetojnë diku tjetër pos në shtetet e jobesimtarëve.

Shikoni udhëheqësit e Tekfircave sot, shumica e tyre jetojnë në shtetet perëndimore[2]. Thotë Allahu Te’ala:

وَمَن يُهِنِ اللَّهُ فَمَا لَهُ مِن مُّكْرِمٍ إِنَّ اللَّهَ يَفْعَلُ مَا يَشَاء

 ”Atë që e poshtëron Allahu nuk ka kush që mund të bëjë të ndershëm. Allahu punon atë që dëshiron.” 22:18

_________________________________________

[1] Rregullimin e kësaj çështjeje e ka për detyrë shteti, dhe jo individët apo grupimet e caktuara. Realisht, nuk lejohet që individët apo grupimet e caktuara të bëjnë shtetin krye në veti. (v.p.)

[2] Shpeshherë veprimet e tyre tregojnë dyfytyrësi qysh në pamje të parë. Mallkojnë jobesimtarët, ndërsa jetojnë në mesin e tyre. Ndërsa, myslimanët në vendet islame i konsiderojnë jobesimtarë dhe me çdo kusht tentojnë vrasjen e tyre, marrjen e pushtetit me forcë etj. siç po shihen kauzat e tyre nëpër shumë vende, sidomos problemi aktual në Siri!(v.p.)

Shpërndaje: