Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Udhëtari e fal ikindinë pas imamit që fal akshamin

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Silsilat-ul-Huda uen-Nur (1079)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatuslimane.com

Pyetje: Një udhëtar të cilin e zuri gjumi për namazin e ikindisë, hyri në xhami kur imami ishte duke falur namazin e akshamit. A duhet të falë ikindinë katër rekate apo dy rekate?

Përgjigje: Nëse është udhëtar i fal dy rekate. Mirëpo nëse është vendas duhet t’i falë katër rekate.

Pyetje: Jo, ai është udhëtar. A duhet të bëjë teslim pas dy rekateve?

Përgjigje: Po.

Shpërndaje: