Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Udhëtari gjenë ujë pas 100 km

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (14 B), min: 8.08

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Në rrugën për në Rijad, pas 100 km gjenden vendet e ujit. Megjithatë nëse njeriu bën tejemum menjëherë sapo të ketë hyrë koha e namazit, megjithëse në shumicën e rasteve pas 100 gjendet vendparkimet në të cilat ka ujë, a është tejemumi i tij i vlefshëm?

Përgjigje: Po. Në qoftë se ka hyrë koha dhe nuk ka ujë, s’ka të keqe të bëjë tejemum. Megjithatë, thonë dijetarët se është më mirë të presë kur shpreson që të gjenë uj para se të kalojë koha e namazit.

Pyetje: A është i obliguar të bartë ujin me vete?

Përgjigje: Disa dijetarë mendojnë se duhet bërë këtë nëse kjo nuk është nuk e dëmton. Sot, në fakt kjo nuk e dëmton. Është e mundur të marrë dy shishe të ujit në një makinë të vogël.

Shpërndaje: