Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13430
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Udhëtari e ka bërë bashkimin e namazit të drekës dhe të ikindisë në kohën e namazit të drekës. Më pas ka arritur në shtëpi në kohën e namazit të ikindisë. Çfarë është i detyruar të bëjë ai?
Përgjigje: Ai e ka falur namazin. Namazi është i vlefshëm. Ai i bashkoi namazet kur ishte udhëtar, në kohën e namazit të parë. Nëse ai kthehet në shtëpi në kohën e ikindisë, nuk ka nevojë ta falë përsëri sepse tashmë e ka falur atë.