Imam Muhammed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)
Burimi: Adua-ul-Bejan (1/440-441)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ibn Haxheri tha në “Fet’h-ul-Bari”:
“Dijetarët kanë mendimet e mëposhtme në lidhje me qëndrimin e udhëtarit në një vend kur ai nuk e ka bërë nijet (nuk e ka vendosur) të qëndrojë aty:
1 – Ai duhet të fal namazet e plota pas katër ditësh.
2 – Pas shtatëmbëdhjetë ditësh.
3 – Pas tetëmbëdhjetë ditësh.
4 – Pas nëntëmbëdhjetë ditësh.
5 – Pas njëzet ditësh.
6 – Ai duhet t’i shkurtojë namazet derisa të vendosë të banojë aty.
7 – Luftëtarit i lejohet t’i shkurtojë namazet, ndërsa të gjithë të tjerëve ju lejohet t’i shkurtojnë namazet deri në maksimum prej katër ditësh.
Mendimi më mbizotërues është se udhëtarit i lejohet të shkurtojë namazet e tij derisa të vendosë se do të jetojë aty edhe nëse qëndrimi i tij në atë vend është për një kohë të gjatë përderisa ai nuk ka vendosur të banojë aty. Dëshmia e kësaj është se profeti ﷺ i shkurtoi namazet gjatë gjithë qëndrimit të tij në Mekke gjatë ’’Vitit të Çlirimit’’, siç është transmetuar në sahih. Po ashtu, imam Ahmedi, Ebu Daudi, Ibn Hibani dhe el-Bejhaki transmetuan nga Xhabiri i cili tha:
“Profeti ﷺ ishte në Tebuk për njëzet ditë dhe ai i shkurtoi namazet.”
Hadithin e kanë bërë të saktë en-Neueui dhe Ibn Hazmi.”