Shejkhul Islam Ahmed bin Tejmijeh (v. 728)
Mexhmu-ul-Fetaua (25/213-214)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Udhëtari agjërues në Ramazan as nuk përjeton uri, etje e as lodhje. A është më mirë për të të agjërojë apo jo?
Përgjigje: Sipas të gjithë dijetarëve, udhëtari duhet të përmbahet nga agjërimi edhe nëse nuk përjeton ndonjë vështirësi nga agjërimi. Pra është më mirë të mos agjërojë. Megjithatë, shumica e dijetarëve besojnë se i lejohet të agjërojë. Disa dijetarë thonë se agjërimi i tij është i pavlefshëm.