Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Udhëtari nuk e ka falur namazin e akshamit dhe të jacisë, hyn në namazin e jacisë me xhemat, çfarë duhet të veprojë?

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Kaseta nr 6, Muteferikat

www.perlatmuslimane.com

Pyetje. Udhëtari që nuk e ka falur namazin e akshamit dhe të jacisë, hyri në harem (në xhaminë e shenjtë në Mekë) p.sh, dhe xhemati ishte duke falur namazin e jacisë, çfarë duhet të bëjë? Të falë namazin e jacisë me xhemat dhe pastaj të falë namazin e akshamit?

Përgjigje: Ai bën nijet (me zemër) që mbrapa imamit që është duke falur namazin e jacisë, të falë namazin e akshamit. Nëse e ka kapur që në fillim namazin me imamin, atëherë kur imami të ngrihet për në rekatin e katërt, personi (udhëtari) bën nijet (me zemër) të ndahet nga pasimi i imamit dhe qëndron ulur, e lexon teshehudin e fundit dhe jep selamin në fund duke kryer kështu faljen e namazit të akshamit mbrapa imamit që ishte duke falur namazin e jacisë.

Pastaj ngrihet dhe bën nijet (me zemër) të falë namazin e jacisë mbrapa këtij imami dhe mundet që të arrijë të kapë rekatin nëse ka arritur të kapë rukunë (bashkë me imamin) ose nuk arrin të kapë rukunë, dhe sa herë që është në këtë situatë, atëherë është i obliguar të pasojë imamin dhe kur imami të japë selam, atëherë ai ngrihet për të plotësuar namazin e detyrueshëm e që në këtë rast është namazi i jacisë.

Shpërndaje: