Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/eg–14041434.mp3
Përgatiti:www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Çfarë është gjykimi që gruaja të udhëtojë me aeroplan pa mahrem, duke pasur parasysh se ajo shkon tek burri i saj, i cili do ta pres në aeroport kur ajo të arrij?”
Përgjigje: “Më lejo së pari t’ua shtroj një pyetje nëse dikush mund të më garantoj se a do të arrijë në aeroportin tjetër?! Apo, është e mundur që avioni detyrohet të ndryshojë destinacionin dhe të zbres në një vend tjetër? Atëherë kush do ta presë atë atje? Çfarë janë këto fjalë? Kush mund të garantojë se aeroplani gjithmonë zbret në destinacionin e parashikuar? Atij mund t’i nodh diçka dhe të zbret diku tjetër. Kush do ta pretë gruan nëse ajo zbret në një qytet të huaj ku ajo nuk e njeh askënd?
Kur është fjala për dëshminë, se a lejohet të udhëtoj e vetme apo jo, i Dërguari salallahu alejhi ue selem e përgjithësoi gjykimin. Prandaj, gjykimi për ndalesën e tillë vlen gjithmonë, kudo dhe me të gjitha mjetet e transportit. Ai përgjithësoi dhe tha:
لا يحل لامرأة تؤمن بالله واليوم الآخر أن تسافر إلا مع ذي محرم
“Nuk është e lejueshme për një grua që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit që të udhëtoj përveçse me mahrem.”
Kush mund ta specifikojë dhe të thotë se ajo do të fluturojë dhe se i Dërguari salallahu alejhi ue selem nuk e dinte se do të kishte aeroplanë sot? I pa të meta është Allahu! Fjalët e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem janë të përgjithshme, vlejnë në çdo kohë dhe në çdo vend. Dispozitat e islamit janë gjithëpërfshirëse dhe vlejnë deri në Ditën e Gjykimit.”