“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Udhëtimi mes qyteteve

Alameh Mukbil bin Hadi El-Uadi’i (v. 1422)
Gharatul-Ashritah 2/190
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Disa gra udhëtojnë nga një qytet në tjetrin qoftë për të bërë pazare apo për ndonjë shërbim tjetër, së bashku me gra të tjera apo me fëmijët e tyre dhe kthehen brenda ditës. A ka ndonjë ndalesë për këtë lloj udhëtimi?

Përgjigje: Nëse distanca është sa gjysmë ditë ecje në këmbë, atëherë jo sepse kjo llogaritet si udhëtim. Në hadith është përmendur:
 
”Nuk i lejohet gruas që e beson Allahun dhe ditën e fundit që të udhëtojë pa mahrem.” 
 
Transmeton Bukhari (1088) dhe Muslimi (1339).
 
Edhe nëse ajo udhëton me tren apo makinë për vetëm një orë., kjo gjithsesi llogaritet si udhëtim sipas përkufizimit që ka qenë në kohën e profetit ﷺ.
 

Shpërndaje: