Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fetua fi ahkam es-Sijam fq. 72
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Unë kam agjëruar 29 ditë në Ramazan (aq sa edhe i kishte) dhe me 30 u bë festa e Bajramit në vendin tim. Në mëngjesin e ditës së Bajramit udhëtova në një shtet tjetër. Kur arrita në atë shtet gjeta njerëzit e atij vendi duke agjëruar. A është dashur që unë të qëndroja larg gjërave që e prishin agjërimin gjatë pjesës tjetër të ditës apo është dashur që të mos agjërojë?
Përgjigje: Në rast të tillë nuk është e detyrueshme të agjërosh sepse ti nuk ke agjëruar nga një arsye e drejtë sipas sheriatit. Në qoftë se dielli perëndon në një vend dhe pastaj ti udhëton tek një vend ku dielli ende nuk ka perënduar nuk e ke obligim që të agjërosh.