Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)
Burimi: Radd ala el-Ghajthi, fq. 125-126
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Në qoftë se ndodhë që një person i cili është i njohur si Selefi vetë bie në një bidat apo e lavdëron një bidatçi për shkak të injorancës për gjendjen e tij ose për shkak se ai është i mashtruar prej tij ose për shkak se ai dëshiron të kënaq të tjerët, kështu që është e detyrueshme për ta këshilluar atë dhe jo ta skandalizoshë atë duke thënë se ai është i devijuar, devijues apo udhëheqësi devijues.
Nëse bidati është i rëndë në formën e akides së Xhehmive, Mu’tezilive, Hauarixhëve apo të Murxhiave të cilët thonë se veprat nuk janë të detyrueshme dhe se besimi nuk rritet e as nuk bie, ai së pari duhet të këshillohet. Nëse ai nuk ndryshon është e lejueshme të thuhet se ai vetë ka zgjedhur të jetë si Harixhi dhe Murxhi. Dhe në qoftë se ai e ka zgjedhur një prej rrugëve të Hizbive kështu që thuhet se ai është i Ikhuani, Sururi ose Teblighi. Gjithashtu është e lejueshme të thuhet se ai është i devijuar. Dhe në qoftë se ai madje edhe thërret në atë bidat lejohet të thuhet se ai është edhe i devijuar dhe devijues. Dhe në qoftë se përveç kësaj ai ka përkrahës, kështu që lejohet të thuhet se ai është lider i devijimit.