Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%2013431
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Është një xhami jashtë Rijadit ku imami e lexon tërë Kuranin çdo të tretën natë. A është e lejuar për të udhëtuar për në atë xhami për tu falur pas tij?
Përgjigje: Jo. Mos udhëto në një xhami për t’u falur në të përveç xhamisë së shenjtë (në Mekë), xhamisë së profetit ﷺ dhe xhamisë Aksa.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Nuk lejohet të ndërmerret udhëtim përveçse për në tre xhami: Mesxhidul Haram (Qabe), në këtë xhaminë time (Medine) dhe në xhaminë Aksa.”
Transmeton Bukhari (1189) dhe Muslimi (1864).
Të udhëtosh tek një xhami për t’u falur në të është bidat përveç këtyre tre xhamive.