“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Udhëtimi që lejon ndërprerjen e agjërimit dhe shkurtimin e namazit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (19/132)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Sa gjatë duhet të jetë një udhëtim në mënyrë që të lejohet ndërpritja e agjërimit?

Përgjigje: Në mënyrë që të lejohet prishja e agjërimit dhe të shkurtohet namazi, udhëtimi duhet të jetë rreth 83 km. Disa dijetarë nuk e kufizojnë distancën. Çdo gjë që është udhëtim sipas traditës së njerëzve është udhëtim, thonë ata. I dërguari i Allahut e shkurtoi namazin pas 14.5 km.

Sidoqoftë, nuk lejohet të shkurtohet namazi ose të ndërpritet agjërimi nëse udhëtimi bëhet për ndonjë qëllim haram sepse lehtësimi nuk përshtatet me udhëtimet ku bëhen mëkate. Megjithatë, disa dijetarë nuk bëjnë dallim në mes udhëtimeve të ndaluara dhe të devotshme sepse dëshmitë në këtë çështje janë të përgjithshme – dhe Allahu e di më mirë.

Shpërndaje: