Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Udhëtmi i grave me shoferin mashkull

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)

Burimi: Gharatul-Ashritah 1/99

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Kur disa gra duan të udhëtojnë në një vend të largët ato mblidhen dhe udhëtojnë me makinë (me një shofer) dhe ato janë më shumë se dy ose tri gra. Çfarë është vendimi për këtë?”

Përgjigje: ”Nëse ato janë të sigurta se nuk do të bëhen objekt sprovash ose që shoferi do ti´a mbathë me to, kjo nuk llogaritet si khulvah (që një burrë të jetë me një grua në një dhomë të vetmuar). Megjithatë, në qoftë se ajo është aq largë sa që ajo llogaritet si një udhëtim, kjo nuk është e lejueshme për një grua që të udhëtoj përveçse me një mahrem.”

Shpërndaje: