Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan (66)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! Kur një person vdes në vendin tonë, njerëzit udhëtojnë nga vendet e largëta për të na ngushëlluar. A na lejohet që t’u përgatisim ushqim atyre? Nëse nuk e bëjmë këtë, ata thonë se ne jemi koprrac.
Përgjigje: Nuk lejohet udhëtimi për ngushëllime. Tani është lehtësuar komunikimi, mund të shpreh ngushëllimet përmes telefonit, celularit dhe mjeteve të tjera të komunikimit. Nuk ka nevojë për udhëtime.