Imam Ebu Bekr Abdullah bin Ebi Shejbeh (d. 235)
El-Musenef (13150-13152)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
13150 – Uaki na tregoi, nga Kurrah bin Khalidi, nga një grua me emrin Rabiah nga Benu Utarid e cila tregoi se Aishah ka thënë: “O gra, sikur ta dinit çfarë të drejtash kanë burrat tuaj ndaj jush, do t’ua fshinit pluhurin nga fytyrat e tyre me fytyrat tuaja.”
13151 – Xheriri na tregoi, nga Mensuri, nga Hilal bin Jasafi, nga Zijad bin Ebil-Xha’di, nga Amr bin El-Harith bin El-Mustaliki i cili tha: “Thuhej se dy persona që do të kenë dënimin më të rëndë janë gruaja që kundërshton burrin e saj dhe udhëheqësi që urrehet nga populli i tij.”
13152 – Ali bin Mushir na tregoi, nga Humejdi, nga nëna e tij e cila tha: “Kur gratë në Medinë përgatisnin një grua për martesë, fillimisht e çonin tek Aishah. Aishah –radijAllahu anha– vendoste dorën mbi kokën e saj, lutej për të dhe e këshillonte që t’i frikësohej Allahut dhe të kujdesej për të drejtat e burrit.”