Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Udhëzimi i njerëzve përmes ilahive

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Atë që më herët ka dëgjuar këngë, a ta këshilloj që të dëgjojë ilahi duke shpresuar që ilahitë të jenë shkak që ai të udhëzohet?”

Përgjigje: “Ilahitë nuk janë mundësi për udhëzim. Ato janë këngë. Ato janë një lloj kënge. Ai duhet të pendohet tek Allahu dhe të braktis dëgjimin e çdo kënge, qofshin ato ilahi apo edhe të tjera.

Le të dëgjojë Kuran. Elhamdulilah sot ka kaseta me lexim të Kuranit me zëra të mirë dhe të bukur e gjithashtu duke praktikuar rregullat e leximit në mënyrë të përpiktë.

Ai që dëshiron të dëgjojë diçka, le të dëgjojë Kur´an, ligjërata, mësime apo diçka që atij i bën dobi.”

Shpërndaje: