Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)
Burimi: El-Kaul el-Hathith ala Akidati Ehl-il-Hadith, fq. 157
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Një veprim tjetër që është i detyrueshëm për ti’u shmangur është mburrja. Mburrja është e qortueshme. Allahu (te ala) ka thënë:
وَلَا تُصَعِّرْ خَدَّكَ لِلنَّاسِ وَلَا تَمْشِ فِي الْأَرْضِ مَرَحًا إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ كُلَّ مُخْتَالٍ فَخُورٍ
“Dhe mos e kthe fytyrën mënjanë tënde me kryelartësi nga njerëzit dhe mos ec nëpër tokë kryelartë, se Allahu nuk e do asnjë mendjemadhi dhe mburraveci.” 31:18
Një person nuk duhet të mburret edhe pse ka të drejtë. Nëse ke të drejtë duhet ta din se Allahu është Ai që të ka udhëzuar në të vërtetën. Mos u bë kryelartë vetëm sepse ke arritur sukseset tuaja. Përkundrazi, falënderoje Allahun për to dhe mirato dhuratat e Allahut që ti ka dhuruar.