Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Uji me klor

Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (10/19)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Në vendin tonë, është e zakonshme që uji të pastrohet me klor i cili ia ndryshon ngjyrën dhe erën e ujit. A ka ndikim kjo në marrjen e abdesit?

Përgjigje: Mjetet e pastrimit në ujë nuk ndikojnë aq përderisa akoma mbetet ujë. Nuk ka rëndësi se disa nga cilësitë e tij ndryshojnë. Uji mund të ndryshohet nga algat, gjethet, rëra dhe gjëra të tjera. Asnjë nga këto nuk ndikon. Uji është ende pastrues. Nuk ndikohet nga ndonjë ndryshim përderisa ende llogaritet ujë. Vetëm kur uji bëhet qumësht, çaj ose lëng ushqimi bëhet i pavlefshëm për ta përdorur për abdes, sepse nuk llogaritet më si ujë.

Por nëse papastërtia përfundon në ujë dhe ndryshon shijen, ngjyrën ose erën ose nëse sasia e ujit është e vogël në mënyrë që ajo të preket nga papastërtia, nuk lejohet ta përdorë atë edhe pse ndryshimi është i padukshëm.

Shpërndaje: