Imam Shemsud-Din edh-Dhehebij (v. 748)
Burimi: Sijer A’lamin-Nubala, (2/252-253)Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ummu Kulthum bint Muhamed është vajza e katërt e profetit صلى الله عليه وسلم. U bë muslimane dhe emigroi pas profetit صلى الله عليه وسلم. Kur motra e saj Rukajeh vdiq, i dërguari i صلى الله عليه وسلم e martoi atë me Uthmanin رضي الله عنه, ndërsa ajo ishte e virgjër. Martesa u bë në muajin Rebi’ul-Euel në vitin e 3-H; ata nuk kishin asnjë fëmijë së bashku. Ajo vdiq në Shaban në vitin 9-H.
Profeti صلى الله عليه وسلم ka thënë:
“Po t’i kisha dhjetë vajza, do t’i kisha martuar të gjitha ato me Uthmanin.”* (Et-Tabekat el-Kubra 8/38)
Enes bin Malik رضي الله عنه ka treguar se ai e pa Ummu Kulthum bint Resulil-Lah صلى الله عليه وسلم të qefinosur me një petk mëndafshi të qëndisur. 1
Gjithashtu, Enes bin Malik رضي الله عنه thotë: “E pashë të dërguarin صلى الله عليه وسلم të ulur tek varri i saj me lot në sy. Ai tha: ‘Kush prej jush nuk ka pasur marrëdhënie seksuale me gruan e tij natën e fundit?’ Ebu Talha tha: “Unë”. Ai i tha atij: “Zbrit poshtë”. Ai pastaj zbriti në varr.” 2
*v.p.: pas vdekjes së asaj që ishte e martuar me të, tjetrën do e kishte martuar prapë me të.
1 Bukhariu 10\252
2 Buhariu 3\126