Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Unaza e martesës është prej zakoneve krishtere

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Kaul el-Mufid (1/181-182)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

“Unaza e martesës” është një unazë të cilën burri ia jep gruas së tij kur ata duan të martohen, apo veçse janë martuar. Ky zakon nuk ishte i njohur tek ne më herët.

Shejkh el-Albani (Allahu e ruajtë) ka cekur se ky veprim është marrë nga të krishterët. Kjo bëhet kur prifti i fton bashkëshortët në kishë, njëri-tjetrit i vënë unazën në gishtin dytë (siç e quajnë tek ne gishti i unazës), apo në gishtin e mesëm, nuk e di në detaje se si veprojnë ata… por ajo që është me rëndësi, është ajo se shejkhu thotë se kjo është marrë nga të krishterët. Nuk ka dyshim se lënia e kësaj gjëje është më e mirë, në mënyrë që të mos ngjasojmë me të tjerët.

Shtuar kësaj, disa njerëz kanë besëtytni në lidhje me këtë; disa prej tyre shkruajnë emrin e vet në unazën të cilën dëshiron t’ia japë gruas së tij, e ajo shkruan emrin e vet në unazën që ia dhuron burrit të saj. Besojnë se gjersa burri e bartë këtë unazë, në të cilin gjendet emri i gruas së tij dhe gruaja bartë këtë unazë, në të cilën gjendet i shkruar emri i burrit të saj, atëherë nuk do të ketë ndarje ndërmjet tyre. Kjo besëtytni është prej llojeve të shirkut, e cila i ngjason “nyejve të dashurisë”, për të cilën mushrikët besonin se kjo lidh gruan me burrin e saj dhe anasjelltas.

Në rast të ekzistimit të këtij besimi, kjo gjë është e ndaluar. Pra, tek “unaza e martesës” kemi dy gjëra (të këqija): Gjëja e parë është se kjo është marrë nga të krishterët. Dhe gjëja e dytë është se nëse besohet se kjo është shkak që e mban lidhjen ndërmjet dy bashkëshortëve, atëherë kjo bëhet prej llojeve të shirkut. Prandaj, mendojmë se më mirë është që të lihet ky veprim.

Shpërndaje: