“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Unë e pranojë vetëm Kuranin?!

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Fet’h-il-Mexhid (7)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! Një person thotë: “Unë marrë atë që gjendet në Kuran por nuk marrë asgjë nga hadithet sepse nuk e di nëse ato janë të sakta…. (shejkhu e ndërpret pyetësin).

Përgjigje: Ky e ka përgënjeshtruar Kuranin, ky e ka përgënjeshtruar Kuranin, ky që thotë se merr prej tij, e ka përgënjeshtruar atë sepse Allahu thotë:

Çfarëdo që t’ju japë i dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj.” El-Hashr, 59:7

“Ne i kemi dërguar të dërguarit vetëm me qëllimin që njerëzit, me lejen e Allahut, t’u binden atyre.” En-Nisa, 4:64

“Bindjuni Allahut dhe bindjuni të dërguarit!” El-Maide, 5:92

Ky i cili pretendon se e beson Kuranin, ky e përgënjeshtron Kuranin.

Shpërndaje: