Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetësi: Është një nxënës dije në Nexhd (Arabinë Saudite) i cili thotë:
“Ai i cili thotë se është selefi, ikhuani e kështu me radhë duke përmendur grupet e tjera, kërkohet pendim prej tij, dhe nëse nuk pendohet, atëherë duhet të vritet.”
Përgjigje: Unë nuk besoj se ai e thotë këtë gjë.
Pyetësi: Po, për Allahun, ai e ka thënë këtë, dhe këtu është një kasetë e regjistruar që e konfirmon këtë. Pyetësi e lëshon kasetën (që ta dëgjojë shejkhu) në të cilën dëgjohet Aid El-Karni duke thënë:
“Dijeni, Allahu ju ruajt, se nuk i lejohet askujt që t’ia obligojë umetit pasimin e një medhhebi prej medhhebeve. Dhe kushdo që i thotë njerëzve ose ndonjërit prej robërve të Allahut: Je i detyruar të jesh Hanbeli, apo Shafei, apo Maliki, apo Hanefi, ai duhet të pendohet, dhe nëse nuk pendohet, ai duhet të vritet. Dhe kushdo që detyron dikë prej njerëzve të jetë ikhuani, selefi, tebligi ose susuri, atij i bëhet obligim pendimi, dhe nëse nuk pendohet, ai duhet të vritet sepse Allahu nuk na ka quajtur me ndonjë emër përveçse muslimanë.”
Përgjigje: Nuk mendoj se një dijetar e thotë këtë, nuk mendoj se një dijetar e thotë këtë. Ndërsa në lidhje me atë që nuk është dijetar, kjo dhe gjëra edhe me të këqija janë të mundura të rrjedhin nga ai.
Pyetësi: O shejkh, cila është këshilla juaj për të?
Përgjigje: Këshilla ime për të është që ai ta kuptojë se çfarë do të thotë ”selefi ”.
Unë po e pyes tani: A heq dorë nga selefët?
Ai do të thotë: ”Jo”, nëse është njeri i dijes.
E nëse është prej atyre që nuk dinë asgjë, ai do të thotë: “Unë pasojë vetëm Kuranin dhe sunnetin”.
Por si e kupton Kuranin dhe si e kupton sunnetin?
A e interpretoni Kuranin me Kuranin fillimisht dhe pastaj me sunnetin? Kjo si ta quajmë, kjo renditje është gabim, nuk lejohet të themi se e interpretojmë Kuranin fillimisht me Kuran dhe pastaj me sunnet. Kjo nuk lejohet. Në të vërtetë, ne e interpretojmë Kuranin dhe sunnetin së bashku sepse nuk mund ta kuptojmë Kuranin plotësisht pa sunnetin. Prandaj kam përmendur në predikimet e mia dhe në librat e mia se një nga argumentet për pavlefshmërinë e hadithit të Muadh ibn Xhebelit, në të cilin thuhet se kur i dërguari i Allahut ﷺ e dërgoi Muadh ibn Xhebelin në Jemen.
Ai ﷺ i tha: ”Me çfarë do të gjykosh?”
Muadhi tha: ”Me librin e Allahut.”
Ai ﷺ i tha: “Po nëse nuk gjen përgjigje në të?”
Muadhi i tha: ”Me sunnetin e të dërguarit të Allahut.”
Ai ﷺ i tha: ”Po nëse nuk gjen përgjigje në të?”
Muadhi tha: ”Do përpiqem ta zgjidh sipas ixhtihadit (mendimit) tim.”
Profeti ﷺ i tha: ”Falënderimet i përkasin Allahut i Cili e udhëzoi të dërguarin e të dërguarit të Allahut drejt asaj që e do dërguari i Allahut e do.”
Ky hadith është munker (i refuzuar), përse?
Kjo është e saktë kur bëhet fjalë për atë që diplomohet siç thuhet në ditët e sotme nga shkolla e Muhamedit ﷺ, i cili bënë dallim mes Kuranit dhe sunnetit, dhe e vendos sunnetin në raport me Kuranin në të njëjtin pozicion si ixhtihadi në raport me sunnetin.
Kur i referohet dijetari mendimit të tij?
Atëherë kur nuk gjen përgjigje në sunnet.
Kur i referohet sunnetit?
Atëherë kur nuk gjen përgjigje në Kuran. Kjo nuk është e saktë. Atëherë kur nuk gjen përgjigje në Kuran. Kjo nuk është e saktë. Është obligim që të bashkojë Kuranin me sunnetin sepse të dyjat e kanë origjinën nga një burim.
Ky hadith e zbret pozicionin e sunnetit në raport me Kuranin në të njëjtin pozicion si ixhtihadin në raport me sunnetin.
Kur e përdorë njeriu ixhtihadin e tij?
Atëherë kur nuk gjen përgjigje në sunnet.
Kur i referohet sunnetit?
Atëherë kur nuk gjen përgjigje në Kuran. Kjo është gabim.
E para ishte e saktë.
Kur i referohet ixhtihadit të tij?
Kur nuk gjen një përgjigje në sunnet.
Kur i referohet sunnetit?
Kur nuk gjen përgjigje në Kuran. Kjo është gabim.
Përse?
Tani ju pyes rreth cofëtinave të detit.
Peshku i ngordhur dhe karkalecat e ngordhura janë të lejuara apo të ndaluara për t’i ngrënë?
Allahu thotë:
”Është e ndaluar për ju ngrënia e cofëtinës.” El-Maide, 5:3
Pra e gjetëm përgjigjen në Kuran apo jo?
Jo, jemi të obliguar që të shikojmë nëse ka ndonjë gjë në sunnet që e sqaron këtë ajet apo e kufizon atë. Po, tani e gjetëm. Prandaj nuk ka zgjidhje tjetër për dijetarin që me të vërtetë bënë ixhtihad veçse që të bashkojë Kuranin dhe sunnetin.
Çështja është ashtu siç ka thënë i dërguari i Allahut ﷺ:
”Të mos gjej askënd prej jush të mbështetet në kolltukun e tij e të thotë: Ky është libri i Allahut dhe çfarë gjejmë në të lejuar e konsiderojmë të lejuar, dhe çfarë gjejmë në të ndaluar e konsiderojmë të ndaluar.”
Pastaj ai ﷺ tha: ”Me të vërtetë mua më është dhënë Kurani dhe diçka e ngjashme me të.”
Transmeton Ebu Daudi (4604), Tirmidhi (2664) dhe Es-Sahihah (2870).
Dhe atë që e ka ndaluar i dërguari i Allahut është njëlloj sikurse ta ketë ndaluar Allahu. Kështu që nuk është e mundur asnjëherë që të bëhet ndarje mes Kuranit dhe sunnetit.
Dhe kushdo që thotë: ”Ne e interpretojmë Kuranin me Kuran dhe pastaj me sunnet.”
Ky person ka vepruar si shkak i këtij hadithi munker.
Ndërsa ne e interpretojmë Kuranin me Kuran dhe me sunnet së bashku. Pastaj nëse nuk gjejmë kuptimin e një ajeti as në Kuran e as në sunnet, atëherë i kthehemi selefus-salih (të parëve tanë të devotshëm), në veçanti sahabëve të cilët dëgjuan drejtpërdrejt fjalët e Allahut -azze ue xhel- nga profeti ﷺ. Për mendimin tim më e pakta që mund të them (për këtë person) dhe nuk e di nivelin e dijes së tij, më e pakta që mund të thuhet është se ai është neglizhent ndaj këtij fakti. Dhe në realitet kjo është një neglizhencë e madhe nga ana e tij sidomos pas gjykimit të ashpër që jep se kush nuk pendohet duhet të vritet.
Kështu që përgëzojeni atë me lajmin që unë akoma këmbëngul se unë jam selefi sipas librit (Kuranit), sunnetit dhe sipas metodologjisë të selefus-salih (të parëve tanë të devotshëm). Dhe kush nuk punon me këtë medhheb, atëherë nuk ka dallim mes tij dhe rafidave (shiave), dhe kjo është e njëjta gjë çfarë veproi El-Hadadi.”
Pyetësi: Dhe ne jemi me ty o shejkh!
Përgjigje: Allahu ju shpërbleftë!