Alameh Muhammed bin Hadi el-Medkhali
Burimi: http://www.subulsalam.com/play.php?catsmktba=27985
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
E kujtoj vëllain tim, dhe ju lejova që të dëgjoni, për t’iu shmangur lëvdatave. E them këtë, dhe betohem në Allahun se mua nuk më pëlqen kjo, dhe Allahu e di se çfarë ka në thellësinë time. Njeriu lavdërohet nga veprat e tij. Tek Allahu arrin çdo gjë që fshihet në gjokse. Unë nuk jam Alameh (dijetar i madh). Ky titull, sot ka filluar t’i jepet secilit.
Alameh është Imami dhe Shejkh Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Bazi (rahimehullah), i cili është mësuesi im dhe mësuesi i disa mësuesve të mi. Allahu e mëshiroftë atë. Alameh është edhe Shejkh Muhammed Bin Salih bin Uthejmin. Allahu e mëshiroftë atë. Alameh është edhe Shejkh Ahmed bin Jahja en-Nexhmij. Allahu e mëshiroftë atë. E njëjta gjë është me Shejkh Salih el-Feuzan, Shejh Rabi bin Hadi el-Medkhalin, Shejkh Zejd bin Muhammed bin Hadi el-Medkhalin dhe myftiun [Abdul-Aziz bin Abdil-lah Al esh-Shejkh]. Këta quhen “Alameh” dijetar të mëdhenj.
Ndërsa lidhur me mua, unë jam vetëm një nxënës dije. Unë kam mësuar dhe u bëj dobi të tjerëve dhe ende jam duke përfituar nga të tjerët. E lus Allahun (xhele ue ala) të na japë neve dhe juve dije të dobishme, vepra të drejta, të kuptuar në fe dhe stabilitetin në të vërtetën, Islam dhe Sunnet derisa të takohemi me Të.