Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Unë nuk po bëj shaka

Imam Shems-ud-Din Muhammed bin Ahmed edh-Dhehebi (v. 748)

Burimi: Sijar A´lam-in-Nubala (4/486)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Fudejl ibn Marzuk ka thënë:

“E kam dëgjuar el-Hasan ibn el-Hasan (birin e Hasanit) duke i thënë një njeriu prej Rafidave: ” Vrasja1 jote është një mënyrë për të adhuruar Allahun.” Njeriu i tha: “Ti po bën shaka.” Ai tha: “Betohem në Allahun se unë nuk jam duke bërë shaka.”

Mus’ab ez-Zubejri ka thënë:

“Fudhejl bin Marzuki e kishte zakon të thoshte se ai e ka dëgjuar el-Hasan ibn el-Hasanin (birin e Hasanit) ti thotë një njeriu prej Rafidave: “Na doni neve. Por na urreni nëse ne fillojmë ta kundërshtojmë Allahun. Po të kishte lejuar Allahu dikë që të përfitojë nga farefisnia e tij me të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem), pa ibadet, do të kishin përfituar prindërit e tij.”

Fudhejl bin Marzuki më tha se e kishte dëgjuar el-Hasan ibn el-Hasan (birin e Hasanit) duke thënë:

“el-Mugirah bin Se’id – një nga heretikët i cili u dogj në zjarrë – erdhi tek unë dhe më kujtoi farefisninë time me të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe se unë i ngjaj atij. Kur isha i ri i kam ngja të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Pastaj ai nisi të mallkojë Ebu Bekrin dhe Umerin pas së cilës unë i thashë: “O armik i Allahut! Në praninë time? “E kapa për fyti sa që gjuha e tij iu var jashtë.”

el-Hasan ibn el-Hasani vdiq në vitin 99 hixhri. Një tjetër mendim është në vitin 97 hixhri.

Është thënë se Shiitët e Irakut kërkuan që Hasani të mirrte pushtetin, edhe pse ai i urrente ata për shkak të çështjeve fetare.

________________________

1 Shih: https://www.perlatmuslimane.com/kush-i-zbaton-gjykimet-dhe-denimet-e-sheriatit/

Shpërndaje: