Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Unë do të them diçka që disa dijetarë nuk guxojnë të thonë

 

Salih el-Megamisi & Imam Salih el-Feuzan el-Feuzan

Burimi: https://mobile.twitter.com/KSA_Ahmad__/status/880724364362211329/video/1

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Salih el-Megamisi thotë1:

“Unë do të them diçka që disa dijetarë nuk kanë guxim t’i thonë. Unë them qartë se, Ehl-us-Sunneti, Shi’itët, Isma’ilijjeh dhe Ibadhijjeh, besojnë të gjithë se Allahu është Zoti i tyre, Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) është profeti i tyre dhe Islami është feja e tyre. Kur ata falen, ata falen në drejtim të Qabes. Ata besojnë se Qabeja është drejtimi i tyre në namaz, Kurani është Libri i tyre, Dita e Gjykimit është vendtakimi i premtuar, xheneti është shpërblimi i të bindurve dhe xhehnemi është shpërblimi i mosbesimtarëve. Përveç kësaj, ata therin kurban!”

Imam Salih el-Feuzan e refuzon këtë thënie të kotë

Pyetje: Kam dëgjuar një thirrës duke thënë Ehl-us-Sunneti, Shi’itët, Isma’ilijjeh dhe Ibadhijjeh besojnë të gjithë se Allahu është Zoti i tyre, Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) është profeti i tyre dhe Islami është feja e tyre …

Feuzan: Kjo nuk është e vërtetë. Kjo është një ngatërrim. Ai i përzien të devijuarit me ata që ndjekin të vërtetën. Kjo thënie pra nuk është e vërtetë. Kjo thënie është e kotë.

Pyetje: Shumë njerëz kanë rënë pre e kësaj thënie. Çfarë na këshillon?

Feuzan: Nuk ka asnjë mundësi që ata të bien pre e asaj thënie – insha Allah. Fjalët e Ehl-us-Sunnetit janë të qarta.


1 Shih: http://okaz.com.sa/article/1551430?utm_source=widget&utm_campaign=plottr&utm_medium=related&plottr_widget=ELATEDAR#sthash.r4pWkcv7.dpuf

Shpërndaje: