Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Unë ❤️ të dërguarin ﷺ

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz
Abdullah el-Gudejjan
Salih el-Feuzan
Bekr Ebu Zejd
Burimi: Fetvaja nr: (24/91-92)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një person gjeti një varëse çelësash në të cilën ishte një zemër që simbolizon dashurinë. Në të shkruan: “Unë ❤️ të dërguarin ﷺ”, domethënë, “Unë e dua të dërguarin ﷺ”. Në anën e pasme shkruam: “O i dashuri im, o i dërguari i Allahut!” Ishte dhe një bizhuteri e rrumbullakët e cila varet në qafë. E njëjta gjë shkruante në të. Në mënyrë të ngjashme, disa gra kanë filluar të vishen me fustane që kanë të njëjtin shkrim mbi gjoksin e majtë.

Përgjigje: Një praktikë e tillë dhe të shkruarit në rroba, bizhuteri dhe të ngjashme nuk ishte e njohur tek selefët (sahabët) i cili është brezi më i mirë dhe i cili e respektonte dhe e donte dërguarin më shumë se brezat e mëvonshëm.

Gjithashtu kjo është përngjasim me mëkatarët që përdorin simbole të ngjashme për të treguar  dashurinë e tyre të ndaluar ndaj të tjerëve. Ata hyjnë në të me gjithë zemër pa u interesuar se çfarë ka për të thënë sheriati i pastër. Përveç kësaj, nënkuptohet nga simboli se dashuria ndaj të dërguarit të Allahut është sikurse dashuria ndaj të gjitha krijimeve të tjera. Ky është një gabim i madh. Dashuria ndaj të dërguarit të Allahut është një obligim sheriatik. Besimi nuk mund të përmbushet pa të. Dashuria ndaj krijesave të tjera ose mund të jetë e ligjësuar ose edhe e ndaluar. Përgjatë kësaj nuk lejohet blerja, shitja ose përdorimi i simboleve të ngjashme.

Shpërndaje: