Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Uniket e Qabes

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: Mukhtasar-ul-Fataua el-Misrijjeh (1/486-487)

Shkurtoi: Imam Badr-ud-Din Muhamed bin Ali el-Hanbeli el-Ba’li (v. 777)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Qabeja është e çmuar në shumë mënyra:

1 – Vendi në të cilën ajo gjendet është i çmuar. Allahu e ka nderuar atë para të gjitha vendeve të tjera në të njëjtën mënyrë sikurse i ka nderuar disa individë dhe popuj mbi individët dhe popujt e tjerë.

2 – Allahu e bëri vendbanim për khalilin (mikun) e Tij Ibrahimin, krijesën më të mirë pas Muhammedit (salAllahu alejhima ue selem) nuk ka asnjë njeri që është më i mirë se Ibrahim, i cili e ndërtoi Qaben dhe i thirri njerëzit që të shkojnë aty.

3 – Allahu i ka obliguar njerëzit që të shkojnë në haxh në Qabe, saqë edhe profetët si Musai dhe Junusi (salAllahu alejhima ue selem) e kryen haxhin atje.

4 – Ka shumë mrekulli aty, duke përfshirë vendin e Ibrahimit, sigurinë të cilën e përjetojnë njerëzit, zogjtë dhe kafshët. Tiranët të cilët kanë dëshiruar të shkaktojnë ndonjë të keqe aty janë shkatërruar, si dhe shenja të tjera për shenjtërinë dhe madhështinë e saj:

Ai që hyn në të, ai është i sigurt.” 3:97

Krimineli nuk lejohet të vritet në të, thotë Ahmedi dhe Ebu Hanife. Edhe kufarët e respektuan Qaben. Nëse një person haste në vrasësin e babait të tij aty, nuk e vriste atë. Pastaj Islami e shtoi shenjtërinë e Qabes edhe më shumë.

Sa për atë që beson se ai që është aty është siguruar kundër dënimit të Allahut edhe pse ai i braktis detyrat dhe adhuron tjerë pos Allahut, atëherë kjo është në kundërshtim me atë për të cilën muslimanët kanë konsensus.

Shpërndaje: