Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsiletul-Huda uen-Nur nr. 206
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Lidhur me Shejkh esh-Sharauin, shumë njerëz janë të ngazëlluar nga fjalimet e tij dhe mënyrën si ai i qaset gjërave, dhe unë kënaqem kur e dëgjoj atë duke folur. Disa dijetarë, apo disa nxënës dije, thonë se ai ka gabime të rrezikshme dhe keqkuptime në çështje të besimit. Ndërsa unë personalisht, nuk shoh se ai po gabon ose mban fjalime të rrezikshme e cila ndikon besim.
A keni njohuri rreth predikimeve dhe ligjëratave të tij që të na jepni një shembull, dhe pastaj t’i krahasojmë me ngjarjet apo raste të tjera dhe që të jemi të vëmendshëm?”
Imam Albani: ”Së pari, dua të të pyes se nëse unë apo dikush tjetër, a ka mundësi që të shoh gabimin tënd si mjek kur në duart tua vdiq ai indiani?”
Pyetësi: ”Jo, nuk ka mundësi.”
Imam Albani: ”Pse nuk munda ta shoh?”
Pyetësi: ”Sepse nuk jeni aty afër.”
Imam Albani: ”Jo se ishal arg, po e lëm që unë jam aty afër, por sepse unë nuk kam dituri në shkencën e mjekësisë, e jo se unë ishal arg fizikisht. Unë nuk do ta dija se ti ishe shkak për vdekjen e tij sepse unë nuk kam dituri për shkencën e mjekësisë. Ky është një shembull me ty.
Pra, ti nuk je dijetar. Ti nuk ke mundësi t’i dallosh gabimet e një të ashtuquajtur dijetar. Për këtë shkak, ti duhet të bësh bashkimin mes ndjenjave të tua dhe atë që na tregove se çfarë kanë thënë disa dijetarë apo nxënës dije. Ndjenjat tua thonë se ai tërheq njerëzit, gjë e cila është e vërtetë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Shejkh Kishkin. A nuk është kështu?
Pyetësi: ”Po, kështu është me njerëzit e rëndomtë.”
Përgjigje: ”Që të dy kanë dituri të khaefëve (bidatçive). Ndërsa esh-Sheraui është më i ditur se el-Kishkij.
Për këtë arsye unë e quaj atë tjetrin “Përrallë rrëfyes.” Edhe pse ai është bërë shembull për shumë predikues të cilët mundohen të imitojnë predikimet e tij.
Ky Sharaui është nga dijetarët e Ez’herit. Dijetarët e Ez’herit zotërojnë dituri në gjuhën arabe, komentimin e Kuranit, fikhun dhe gjëra tjera. Por janë shumë shumë largë nga Sunneti; Por ka edhe njerëz të sinqertë në mesin e tyre saqë nëse dikush i përkujton ata, ata e pranojnë atë. Por siç po shihet esh-Sharaui nuk është prej tyre.
Para disa viteve ju dha mundësia të flasë në media dhe ai dëgjohej nga një shumicë e madhe njerëzish. Një ndër ta ishte një vëlla i yni Selefi. Vëllait tonë i lindi një ide e mirë. Ajo ishte se, ky shejkh i cili po flet për shenjat dhe për mrekullitë e Kuranit në të cilat ne jemi aq të entuziazmuar, a është besimi i tij sipas menhexhit të Selefit apo jo? Ai thoshte: Çfarë thotë shejkhu besnik për fjalën e Allahut:
الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى
”I Gjithëmëshirshmi u ngrit mbi arsh.”20:5
A përshkruhet Zoti ynë me madhështi? Ndërsa Shejkh esh-Sharaui iu drejtua me ashpërsi atij duke i thënë: ”Allahu nuk ka ndonjë vend të posaçëm, Allahu është gjithkund etj.” Ai citonte ide katastrofale të cilat nuk janë vetëm tek njerëzit e thjeshtë, por të cilat janë edhe tek disa dijetarë. Ai ka besim të devijuar. Shpesh i shtrembëron ajetet kuranore sipas botëkuptimit kohor. Lidhur me mënyrën veprimit të tyre, dallohen egjiptianët nga popujt e tjerë Islam në aspektin e oratorisë dhe të shprehurit në mënyre të bukur. Ata kanë mundësi të marrin kontrollin mbi njerëzit. Esh-Sheraui ishte një prej tyre. Dituria nuk merret prej tij. Dituria është një gjë dhe mënyra se si bëhet davet është një gjë tjetër.”