Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Urdhëresa dhe ndalesa më e madhe

Imam Muhammed bin Abdil-Vehab (v. 1206)

Burimi: 50 pyetje dhe përgjigje në çështje të Besimit, fq. 9-10

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cila është gjëja më e madhe me të cilën Allahu na ka urdhëruar? Dhe cila është gjëja më e madhe të cilën Allahu e ka ndaluar?

Përgjigja: Gjëja më e madhe me të cilën Allahu na ka urdhëruar është që ta veçojmë Atë me adhurim. Shirku është që t’i lutesh dikujt tjetër karshi Allahut ose të përpiqesh t’i afrohesh dikujt tjetër përmes formave të ndryshme të adhurimit. Ai që ia drejton çdo formë të adhurimit dikujt tjetër pos Allahut, ai e ka marrë atë për zot dhe hyjni të tij, atëherë ai ka bërë shirk, ngase është përpjekur t’i afrohet dikujt tjetër me forma të ndryshme të adhurimit.

Shpërndaje: