Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Urimet e sahabëve gjatë Bajramit

Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Temam-ul-Minneh, fq. 354-355
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Autori tha:

“Lidhur me atë se urimet janë të rekomanduara gjatë Bajramit, thotë: Xhubejr bin Nufejr ka thënë: “Sahabët e profetit ﷺ e kishin zakon t’i thonin njëri-tjetrit kur ata takoheshin në ditën e Bajramit:

تقبل الله منا ومنك

“Allahu na i pranoftë neve dhe ty.”

Hafidhi ka thënë:

“Zinxhiri i tij i transmetimit është i mirë.”

Kur Hafdhi përmendet në trajtën e pashquar është për qëllim Ibn Haxher el-Askalani. Megjithatë, unë nuk kam parë askund në librat e tij se ai thotë se transmetimi është i mirë. Megjithatë, unë e kam parë Hafidh es-Sujutin duke e bërë këtë në libërthin e tij “Uusul-ul-Amani fi Usul-it Tahani”1 në “el-Haui lil-Fataui”. Ai ia referoi burimin Zahir bin Tahiri në “Kitab Tuhfati Id-ul-Fitër” dhe Ebu Ahmed el-Faredhiut.

Ky është transmetuar edhe nga el-Muhamili në “Kitab Salat-ul-Idejn”1 me një zinxhir transmetimi të përbërë nga transmetues të besueshëm nga libri “et-Tehdhib” përveç nga mësuesi i tij el-Muhenna bin Jahja që ishte i besueshëm dhe i vlefshëm sipas ed-Darakutnit. Biografia e tij është përmendur në “Tarikh Bagdad”2. Zinxhiri pra është autentik. Megjithatë, devijoi Haxhib bin Uelidi në zinxhirin e tij të transmetimit dhe nuk përmendi asnjë nga sahabët e të dërguarit ﷺ. Ai tha: Mubeshshir Ismail bin el-Halebi na tregoi, nga Safuan bin Amr es-Saksaki i cili ka thënë: Në ditët e Bajramit kam dëgjuar se si i thuhej:

تقبل الله منا ومنكم

“Allahu na i pranoftë neve dhe juve.”

Abdullah bin Busrit, Abdur-Rrahman bin A’idhit, Xhubejr bin Nufejrit dhe Khalid bin Ma’danit i cili i thoshte të njëjtën gjë të tjerëve.”

Transmetuar nga Ebul-Kasim el-Asbahani në “et-Terghib uet Tarhib” 3.

Nëse zinxhiri është autentik deri tek Haxhib, atëherë disa transmetues deri tek ai duhet diskutuar. Ndoshta Mubeshir bin Ismail transmeton në të dy mënyrat dhe sidomos duke pasur parasysh se Abdullah bin Busr (el-Muzeni) ishte një sahabi i vogël dhe djali i një sahabiu. Është e pamundur që ai dhe pasuesit e përmendur të thonë diçka që ata nuk e kishin mësuar nga sahabët. Kështu të dy transmetimet janë autentike. Sahabët e thanë këtë dhe tebiinët e përmendur i pasuan ata dhe Allahu -subhanehu ue te ala- e di më mirë.


1 2/129/2.

2 13/266-268.

3 2/41 – dorëshkrim.

Shpërndaje: